Policia dhe SHISH /Zbardhen emrat e 26 shqiptarëve që ndodhen në Siri

0
189

 

 

ewmratJanë 26 shqiptarë aktivë në krah të luftëtarëve të ISIS-it dhe organizatave të tjera, që janë pjesë e luftimeve kundër regjimit të Bashar-Al-Asadit. Sektori i antiterrorit në policinë e shtetit me ndihmën e agjentëve të Shërbimit Informativ Shtetërore, kanë zbardhur emrat e 26 shqiptarëve që dyshohet se ndodhen në Siri. Burimet thonë se emrat e këtyre personave janë zbardhur nga hyrje-daljet në pikat e kalimit kufitar të clët kishin destinacion Sirinë. Për formulimin e kësaj liste, burimet thonë se kanë kontribuar edhe deklarimet e personave të kthyer nga lufta në Siri, kontaktet me familjarët e disa prej tyre dhe informacioneve operative. Nga ana tjetër, mësohet se edhe institucioni i SHISH-it ka verifikuar emrat nga homologët e tyre turq, Italian, grek, maqedonas dhe kosovar, pasi disa prej shtetasve shqiptar kanë përdorur aeroportet dhe pikë kalimit kufitare të këtyre vendeve për t’ju bashkuar luftëtarëve të ISIS-it në Siri e Irak. Por nuk përjashtohet mundësia që ndonjëri nga këto persona, të jetë larguar drejt vendeve të BE-së për shkak se kthimi në Shqipëri është i pamundur, që pas ndryshimit të ligjit që burgos të gjithë ata persona që kanë luftuar në vendet e huaja. Gjithashtu, burimet thonë se vendndodhja e disa prej tyre nuk dihet, për shkak se mungon informacioni i detajuar. Edhe disa nga familjarët e këtyre personave, janë shprehur se prej kohësh nuk kanë kontakte me njerëzit e tyre, siç ishte edhe dëshmia e vajzës së Mustafa Kuçit i cili është larguar në janar të 2014 nga Shqipëria. Nga ana tjetër burimet thonë se më aktivët në luftime në Siri dhe që dihet vendndodhja e tyre është për shtetasit Almir Daci I njohur si ish-imami i xhamisë së Leshnicës, i cili është larguar së bashku me familjen drejt Sirisë. Sipas prokurorisë, ky ka qenë edhe personi i kontaktit me të pandehurit që ndodhen në proces gjykimi pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda si rekrutues të besimtarëve mysliman. Bashkë me Almir Dacin mendohet se janë edhe Nertil Hysenllari, Adrian Kuqo, Besmir Cake dhe Krenar Shuli. Sipas policisë, kësaj liste mund t’i shtohen edhe shtetas të tjerë shqiptar të cilët kanë qenë në emigrim dhe që andej i janë bashkuar luftëtarëve në Siri e Irak. Mësohet se numri i këtyre personave nuk është saktësuar për shkak të vështirësive të kontakteve të mundshme me familjarët e tyre, që nuk tregojnë bashkëpunim thonë burimet e policisë.