Vrasja e Klodian Rashës, Artan Hoxha: Arma e gjetur nuk ka lidhje me ngjarjen

0
132

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë duhet të zbardhet në kohë rekord.

Në studion e ABC gjatë bashkëbisedimit me Juli Xhokaxhi, Hoxha thekson se ngjarja është e qartë, pasi është marrë një veprim i gabuar nga ana e policit.

“Për mua është e qartë ngjarja. Ka nisur nga një kundravajtje dhe është pasuar me një kundërveprim të policisë me tejkalim të ligjit për përdorimin e armës.

Është marrë një veprim i gabuar. Për këtë rast për shkak të pasojave duhet një hetim shumë i shpejtë.

Është një hetim që e ka përjashtuar policisë. Ndryshe nga shumë ngjarje që prokuroria pre afatet e veta kjo është një ngjarje që kemi vendin e ngjarjes, armene bllokuar, kamerat e sigurisë. Është një hetim që duhet të mbyllet në kohë rekord”, tha ai.

I pyetur nëse ka pasur tentativë nga policia për të devijuar nga e vërteta, gazetari thotë se policia ka raportuar një pistoletë që është gjetur afër zonës ku ndodhi ngjarja, por duket se nuk kanë lidhje.

“Policia ka bërë një reagim fillestar, pastaj një reagim të dytë. Bëhet fjalë për të dytën që u gjet një armë që deri tani nuk ka një rezultat se e kujt është. Një armë që duket pa lidhje me ngjarjen nga e vërteta. Nga të dhënat e deritanishme ajo del që nuk ka lidhje direkte me këtë ngjarje.

Po e zëmë se kemi të bëjmë me një të ri problematik. Çfarë pastaj se duhet ta vrasim?

Kjo ndodh që pasi ndodh një akt i rëndë, i fut këtë pjesën që ka pasur precedent.

Precedent quhet edhe një gjobë. Nisemi me ngjarjen reale. Është fakt që pas orës 22 kemi orën policore. Por kjo nuk do të thotë që çdo njeri që është në rrugë pas kësaj ore është subjekt kriminal.

Një njeri që nuk mban maskë nuk do të thotë se është kriminel. Për fat të mirë policia shqiptare nuk i përdor armët.

Madje është akuzuar për të kundërtën që toleron. Nëse ky i riu do kishte ikur, do merreshin kamerat, do të shoqërohej ai dhe aty mbyllej. Çdo gjë që do të publikohet në këtë moment si spekulim.

Më mirë t’ja lëmë hetimit. Polici është palë në këtë rast. Pasojat kanë ardhur si pasojë e vendimit të tij”, tha Hoxha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here