Sërish protestë në Shkodër, policia merr në mbrojtje institucionet…

0
154

Një javë nga protesta e dhunshme në qytetin e Shkodrës, ku u bastis dhe dogj edhe selia e PS-së, qytetarët u mblodhën sërish sot në tubim. Grumbullimet nisën në sheshin “Luigj Gurakuqi” pak para orës 11:00 kur ishte lajmëruar nisja e tubimit. Qytetarët mbajnë pankarta në duar dhe për mediat ata thanë se thirrjet e tyre janë për “drejtësi” dhe “Rama ik

Siç shihet dhe nga fotot, një grup i forcave të rendit janë vendosur pranë Prefektures se Qarkut Shkodër dhe selisë së PS.

  

Eksponentë të PS dhe kryeministri Edi Rama drejtuan gishtin e përgjegjësisë nga opozita, madje e krahasoi atë me terroristët e Boko Haramit, të cilët tha se i përdorin fëmijët si kamikazë.

“Historia njeh disa raste kriminale me fëmijët, por që të shfaqej në Shqipëri si streha e fundit e maskarallëkut të politikës opozitare kjo është tejet e dhimbshme!”, shkruante Rama të shtunën pas protestës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here