Një pajisje elektronike për videolojëra është bërë mollë sherri për një përleshje të dhunshme mes dy grave në Karolinën Veriore të Shteteve të Bashkuara.
Incidenti ndodhi para disa ditëve, në prag të festave të fundvitit, kur shumë amerikanë blejnë dhurata për më të dashurit e tyre.
Në një video të publikuar në Twitter, gratë së pari shihen duke u grindur e pastaj fillojnë t’i qerojnë hesapet me grushte.
Njëra prej grave madje shihet duke e larguar çantën nga krahu dhe duke e zhveshur xhaketën për t’u përgatitur për përleshje fizike, shkruan Daily Mail.
Disa persona që qëlluan afër grave që po luftonin fizikisht me njëra-tjetrën u munduan të ndërhyjnë për ta ndërprerë përleshjen.
Sidoqoftë, shumë të tjerë i nxorën nga xhepi telefonat e tyre dhe filluan ta incizojnë “shfaqjen” e pazakontë.
Që nga hedhja në treg muajin e kaluar në Shtetet e Bashkuara PS5 ka qenë një prej pajisjeve më të shitura për festa dhe pothuajse të gjitha janë shitur, qoftë përmes internetit, qoftë në dyqane.