Gjykata /Kush janë 4 pengmarrësit për drogën e Dukagjinit, që janë shpallur në kërkim

0
193

444

 

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj tre të ndaluarve në Shkodër, Kolë Dushku, Lek Shkrepa dhe Tomë Shkrepa. Zbardhet dëshmia e vëllait të personit të mbajtur peng për gjashtë ditë në Shkodër për një shumë prej 10 mijë eurosh nga tre persona tashmë të arrestuar.

 

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur një ditë më parë masën e arrestit burg për tre pengmarrësit e Dukagjinit, të cilët për një javë mbajtën peng një të ri në fshatin Plan. Ata janë: Tom Shkrepa, Lekë Shkrepa dhe Kol Dushku, të akuzuar për pengmarrje në bashkëpunim dhe kërcënim me jetë të 2 vëllezërve Avni dhe Sulltan Kuçaj. Nga ana tjetër, 4 persona të tjerë të përfshirë janë ende në kërkim. Ata janë: Pal Dushku, Pëllumb Dushku, Françesk Vala dhe Zef Gjergji.

 

Masat e sigurisë

Gjykata e Krimeve të Rënda, i caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg”, tre të arrestuarve nga fshati Plan i Shkodrës, të cilët mbajtën për 6 ditë peng shtetasin S. Kuçaj. Tomë Shkepa, i dyshuar edhe si organizatori i kësaj pengmarrje, para gjyqtarit Fran Prendi nuk pranoi të flas apo të jap shpjegime për ngjarjen, për të cilën avokati tha se nuk ka prova. Sipas mbrojtësit, nuk mund t’i ngrihet akuzë klientit të tij vetëm nga dëshmitë e një personi, që është në konflikt me të dyshuarin Tomë Shkepa. Për këtë fakt, avokati kërkoi lirimin nga burgu. Por kërkesën e avokatit e kundërshtoi prokurori Edvin Kondili, i cili renditi në mënyrë kronologjike të gjitha provat në ngarkim të 32-vjeçarit Tomë Shkepa. Prokurori tha se i dyshuari Shkepa i ka shitur 16 kg hashash një personi nga Mali i zi, i cili nuk i kishte paguar shumën prej 10 mijë eurove. Për këtë fakt, ai e ka rrëmbyer ndërmjetësin e blerësit të drogës, shtetasin S.Kuçaj, nga një lokal në Shkodër, duke e dhunuar dhe dërguar në stanet e fshatit Plan. Ku është mbajtur për 6 ditë peng nën kërcënimin e armës. Për lirimin e tij, Tomë Shkepa kishte kërkuar nga i vëllai i pengut të paguaj brenda datës 29 nëntor 10 mijë euro në të kundërtën do ta vrisnin pengun. Por me ndërhyrjen e policisë, më datë 27 nëntor është lënë i lirë pengu ndërsa disa nga pengmarrësit pasi kanë qëlluar me armë në drejtim të policisë janë larguar nga stanet ku e mbajtën për 6 ditë peng S. Kuçajn. Gjykata caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg” edhe për të arrestuarit Lekë Shkepa he Kol Dushku, të cilët nuk pranuan të flasin për ngjarjen.

 

Zbardhen dëshmitë

Zbardhet dëshmia e vëllait të personit të mbajtur peng për gjashtë ditë në Shkodër, për një shumë prej 10 mijë eurosh nga tre persona tashmë të arrestuar. Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj tre të ndaluarve në Shkodër, Kolë Dushku, Lek Shkrepa dhe Tomë Shkrepa. Ata dyshohet se i kanë shitur një sasi droge një shtetasi malazez. Garant për malazezin dyshohet se kanë dalë dy vëllezërit e marrë peng, të cilët janë rrëmbyer pasi blerësi i drogës nuk ka bërë pagesën. Një ditë pas ngjarjes së ndodhur më 21 nëntor 2015, Prokuroria për Krime të Rënda ka regjistruar procedimi penal, që bën fjalë për veprën penale të “Rrëmbimit ose mbajtjes peng të personit”. Pikërisht, mbi bazën e këtij procedimi është marrë edhe dëshmia e vëllait të pengut, i cili ditën e ngjarjes kishte qenë bashkë me vetë pengun në zonën ku ai u mbajt i rrëmbyer nga autorët e krimit. Burime të Prokurorisë së Krimeve të Rënda thanë se hetimi ka nisur mbi bazën e dosjes së përcjellë nga Drejtoria e Policisë Vendore, Shkodër. Fjala është për kallëzimin e bërë nga shtetasi me iniciale A.K., (vëllai i pengut). Ai, në kallëzimin dhe deklarimin e tij shpjegon se në datë 21 nëntor 2015, rreth orës 18:30, ka qenë duke pirë kafe me vëllain e tij, shtetasin S.K., në një lokal në vendin e quajtur Rus, qyteti Shkodër. Sipas dëshmisë së tij, aty kanë ardhur shtetasi me emrin Tomë, i identifikuar si Tomë Shkrepa, si dhe dy persona të tjerë, të cilët i kanë hipur në një autoveturë tip “Mercedes-Benz” dhe i kanë dërguar në fshatin Grudë e Re, Shkodër. Referuar dëshmisë së dhënë nga vëllai i pengut, pasi kanë zbritur nga automjeti, një prej autorëve të pengmarrjes ka filluar duke i sharë dhe ofenduar, si dhe i ka goditur me grushte, duke u thënë “ju, ose do të më jepni 10 mijë euro, ose do të më gjeni shtetasin x, nga Mali i Zi”.