20 vite nën vëzhgim, shkencëtarët: Më 21 mars, Tokës i afrohet një asteroid

0
123

‎Një asteroid pritet që t’i afrohet Tokës në datën 21 mars, ku sipas shkencëtarëve nuk pritet që të përbëjë një rrezik për planetin. Kjo sepse do i afrohet tokës në një distancë prej rreth 2 milion kilometra, e për pasojë nuk ka rrezik të përplaset me Tokën, as në shekujt që do vijnë.

Asteroidi i quajtur ‘2001 FO32’, është zbuluar 20 vjet më parë dhe që prej asaj kohe është mbajtur në vëzhgim nga shkencëtarët. Referuar studimeve dhe analizave të kryera, pas vizitës së tij të shkurtër në 21 mars, 2001 FO32, do të vazhdojë udhëtimin e tij të vetmuar, duke mos ardhur më afër Tokës deri në 2052.

Asteroidi ‘2001 FO32’, u zbulua në mars 2001, nga programi Lincoln Near-Earth Asteroid Research (LINEAR), në New Mexico dhe ka një diametër 440 deri 680 metra. Përtej përmasave ‘2001 FO32’, mbetet asteroidi më i madh që kalon afër planetit përgjatë 2021.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here