Ish-bashkëpunëtorja e ngushtë e Lulzim Bashës, në Bashkinë e Tiranës, Nevila Xhindi, ka ironizuar fort listën për deputet të Partisë Socialiste dhe Parlamentin e ardhshëm që pritet të dale nga zgjedhjet e 25 Prillit.
Si shembull, Xhindi ka marrë të parën e PS-së në qarkun e Tiranës, Luljeta Bozo dhe të parin e listës së PD në qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati.
Sipas saj, në parlamentin e ardhshëm do të ulet nipi i të persekutuarit dhe kunata e persekutorit.
Për këtë, Xhindi i referohet Helidon Bushatit, nip i Kryeminsitrit Maliq Bushatit, i pushkatuar nga regjimi komunist në vitin 1946, vendim ky i gjykatësit Irakli Bozo, kunat i Luljeta Bozos.
Nevila Xhindi: Do të jetë Parlament interesant!
Në të njëjtën sallë do te ulet Helidon Bushati, nipi i ish- Kryeministrit Maliq Bushati dhe Luljeta Bozo- kunata e gjykatësit Irakli Bozo, që dënoi Maliq Bushatin me pushkatim në vitin 1946.
Kjo është përballja e 25 Prillit.