Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimi i një shqiptari të shumëkërkuar në Britani.
Artan Muça ishte në kërkim që nga viti 1997, pasi kishte kryer një vrasje të dyfishtë në fshatin Kusarth të Elbasanit. Që nga ai moment Muça ishte larguar për në Britani.
Muça akuzohet se më 1 qershor 1997, vrau me armë zjarri kallashnikov shtetasit Sefedin Gjata dhe Bujar Musai.
Sipas dinamikës së ngjarjes, Muça ka debatuar fillimisht me shtetasin Bujar Musain.
Ngjarja ka ndodhur jashtë bilardos në pronësi të shtetasit Sefedin Gjata.
Ky i fundit ndërhyri për t’i ndarë, por autori e qëlloi në kokë duke e lënë të vdekur në vend.
Pasi ekzekutoi Gjatën, Muça zbrazi armën edhe ndaj Musait, i cili gjithashtu ndërroi jetë.
Tashmë pritet që Muça të ekstradohet në Shqipëri dhe të vuajë dënimin me 21 vite burg.