Arjan Çani, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, ka deklaruar se vendit i duhet një rrotacion politik urgjentisht dhe se kush nuk e do rrotacionin “është ose budalla ose i shitur”.
“Në një vend normal, ku votat nuk do të prekeshin, Lulzim Basha, do të ishte kryeministër i Shqipërisë. Pas tetë vjetësh vendi do një rrotacion, do një rifreskim.
Rrotacioni duhet. Kush nuk është sot për rrotacion, është ose i shitur ose budalla.
Kush thotë, ore ky Rama e ka dhjerë po nuk na frymëzon Basha, ai ose është idiotë ose i shitur. Mendoj që duhet të ketë rrotacion. Të njëjtën gjë do të thoja edhe po të ishte Rama në opozitë. E kemi thënë edhe në 2013.
Ne nuk jemi as me njërin as me tjetrin.
Edhe sikur mbreti diell të ishte ky, ore ka një moment, një shoqëri sado hajvane të jetë, reflekton, ore bëj një pauzë, sepse je majmur shumë, çlodhur pak ore!
Lul Bashën, nuk më intereson fati i tij personal. Por them, ky që është tani, duhet të pushojë katër vjet.
Këtu është bërë mu** mullar!“, deklaroi Çani.