Gazetari Koka gozhdon Ballën, deputeti i PS mashtron live nga restoranti i Lucës

0
192

Drejtuesi politik i PS në Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka ikur nga emisioni në mënyrë skandaloze, pas disa pyetjeve gozhduese të gazetarit të SYRI TV Bledian Koka.

Duke komentuar dhunën e ndodhur ditën e djeshme në Elbasan, i ftuar në emisionin “Spotlight”, Koka vuri re se Balla po mbronte biznesmenin Gjergj Luca, teksa po fliste nga lokali i tij në kohë reale.

Pas pyetjes së gazetarit Koka, Balla është shfazuar duke zgjedhur të mos përgjigjet, por të shpifi ndaj SYRI TV dhe në fund të largohet nga emisioni në mënyrë të pazakontë, duke fikur kameran, e cila e tregonte që ndodhej në lokalin e Gjergj Lucës.

Bledian Koka: Ku ndodheni tani?

Taulant Balla: Jam në zyrën time…

Bledian Koka: Nuk jeni në ndonjë lokal po themi

Taulant Balla: Jo

Bledian Koka: Sa para ka paguar PS për zhvillimin e Asamblesë para pak muajsh tek Rofaza, lokali i Gjergj Lucës.

Taulant Balla: Nuk i përgjigjem asnjë përfaqësuesi të një televizoni që financohet me paratë e pista të korrupsionit të djalit të Sali Berishës

Bledian Koka: Kuptoj…Ju jeni shpifës i madh, i dënuar dhe nuk keni paguar as paratë e dënimit. Hetoni se e keni shtetin në dorë. E keni ngritur karrierën mbi shpifje. Largohuni nga lokali i Gjergj Lucës, se turp i madh. Dilni e mbroni Gjergj Lucën nga aty ku jeni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here