Prishja e maternitetit, Kryemadhi: Vepër e mafies, kova e eskavatorit do t’u bjerë mbi kokë

0
115

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka folur në njësinë nr.1 në Tiranë gjatë një takimi elektoral për shembjen te materniteti ‘’Mbretëresha Geraldinë’’.

Kryemadhi thotë se akti është vepër e mafites pasi po shembet një godinë e cila ka histori dhe memorie emocionale.

Ajo ka paraljamëruar se kova që ngritën mbi maternitetin, do t’u bjerë mbi kokën e tyre.

‘’Shembja e maternitetit, vepër e mafias. Pastrim i parave të pista dhe të inceneratorëve.

Rrënim i historisë e memories emocionale. Ata që kanë ngritur kovën e varinskit apo eskavatorit, për ta rrënuar atë godinë, mund të kenë qenë nën efekte komplet të tjera, por kova do u bjerë mbi kokën e tyre.

Rilindja ka një urrejtje për shqiptarët. Pasi shkatërroi mjekët, pensionistët tani po shkatërron dhe memorien. Materniteti u ndërtua nga një grup i jashtëzakonshem mjekësh. Pas 25 prillit, angazhohemi për rindërtimin e teatrit. Angazhohemi që të gjithë përgjegjësit ti çojmë përpara drejtësisë që të kthejnë një më një çfarë kanë marrë.’’- tha Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here