Kandidatja e Partisë Demokratike në Korçë, Sorina Koti theksoi se fushata për 25 prillit po pritet mirë nga qytetarët e këtij qarku dhe se emrat e prezantuar nga PD-ja për qarkun juglindor janë pritur në mënyrë pozitive nga qytetarët.
Ajo u shpreh në Euronews Albania se: Fushata mund ta them me bindje se është shumë pozitive lista e kandidatëve për deputetë është pritur mirë nga strukturat, por edhe nga vetë qytetarët”.
Mes tjerash Koti thotë se fushata po zhvillohet ndryshe pasi nuk lejohen grumbullimet masive për shkak të epidemisë së Covid-19.
“Na ka bërë më të afërt me njerëzit, pasi ne jemi në çdo moment nëpër rrugët e qytetit, nëpër zonat rurale, por gjithmonë në kontakt shumë të ngushtë. Mbledhim problematikat në këto kontakte, që janë papunësia dhe emigracioni etj”, tha ajo.