5 mjete që mund t’ju kursejnë paratë e biznesit

0
1462

Crowd Funding. Internet Concept. Red Arrow with "Crowd Funding" Slogan on a Grey Background. 3D Render.

Nuk ka kohë më të përshtatshme se ditët e sotme për të ruajtur burimet tuaja. Ne jetojmë në një epokë teknologjike ku gjërat nuk duhet të jenë vetëm më të thjeshta dhe më të shpejta, por edhe më të lira. Për sipërmarrësit të cilët janë mendimtarë avangard, të kursesh paratë e biznesit duhet të jetë prioritet. T’u drejtoheni disa lloje të mjeteve për të kursyer paratë e ndihmojnë biznesin tuaj ta ketë më të lehtë nga ana e termave financiarë. Këtu janë vetëm 5 lloje të mjeteve që ju ndihmojnë në arritjen e objektivit të lartpërmendur:

Sistemet e pagesave nëpërmjet telefonit

Me evoluimin që nga kohërat e vjetra, sistemet e pagesave nëpërmjet telefonit janë bërë më të besueshme për bizneset. Po, mund të gjeni këtë teknologji që nga dyqanet e vogla deri te zinxhirët e restoranteve. Me mjete të pagesave si Intuit’s GoPayment, pagesat janë bërë më fleksibile për konsumatrët dhe më me pak kosto për zotëruesit e bizneseve, që mund ta përdorin këtë sistem të regjistrimit të cash-it për të pranuar pagesa pothuajse nga çdo smartphone. Me këtë mjet pagese, biznesi juaj mund të udhëtojë më lirisht dhe mund të marrë pagesat për të mirat dhe shërbimet tuaja pa shumë përpjekje.

  1. Softueret me bazë teknologjinë e “resë”

Nëse doni ta keni më shumë fokusin te ndërmarrja, por nuk doni të paguani për një server, softueret me bazë teknologjinë e “resë” mund të jenë zgjidhja për biznesin tuaj. Për nevojat tuaja, ju mund të provoni Zoho dhe Google. Zoho ofron mjete të ndryshme në platformën e saj, që mund t’ju ndihmojnë të zgjeroni biznesin tuaj në shumë mënyra. Këto lloj softueresh mund të jenë të vlefshme dhe nuk do të “trondisin” buxhetin e kompanisë suaj.

  1. Ndërtuesit e faqeve

Po të jeni të aftë të ndërtoni websiten tuaj mund të jetë shumë më mirë për biznesin tuaj. Është më e zgjuar të gjeni mbështetje te ndërtuesit e faqeve online se sa të kërkoni ndihmë nga kompanitë e dizenjimit të faqeve të internetit. E vërteta është se duhet të konsideroni pozicionin (renditjen) e website-t tuaj, koston dhe efikasitetin kur mendoni të ndërtoni një website. Prandaj është shumë e rëndësishme pse duhet të jeni tepër të përpiktë me zgjedhjen tuaj se kë merrni për ndërtimin e faqes.

  1. Financim nga publiku

Mund ta konsideroni amatoreske dhe jo të besueshme, por do të mahniteni se sa shumë individë dhe kompani po e përdorin këtë mjet për të arritur objektivat në lidhje me efektivitetin e kostos për të financuar projektet e tyre. Mbledhja e fondeve nga publiku mund të jetë një mjet shumë i dobishëm për të ndihmuar biznesin tuaj që të “ngrihet nga toka” dhe të zgjerohet me projekte të tjera. Mbledhja e fondeve nga publiku mund të arrihet nëpërmjet kanaleve si Fundable dhe Kickstarter. Nëse zotëroni një biznes, mund ta përdorni këtë mjet konvencional për të përftuar fonde për biznesin tuaj.

  1. Linux dhe Open Source

Ajo që kanë mundur të bëjnë Linux dhe Open Source gjatë viteve të kaluara është të stabilizojnë një ndërveprim më konkret të biznesit ndërmjet klientëve dhe harduereve. Ato kanë treguar se mund të bëhen shumë gjëra duke përdorur një ndërfaqës (interface) të përdoruesit më shumë se sa me procesin tradicional të vendosjes së një butoni “Start” ose një simbol të një “task bar” (fasha e detyrave). Linux dhe Open Source janë aktualisht platforma të gatshme biznesi që dëshmojnë se bizneset mund të punojnë me mjete si manaxhimi i burimeve njerëzore, manaxhimi i burimeve të klientëve dhe me të tjera burime të ngjashme. Përndryshe këto burime nuk mund të jenë të aksesueshme nga pronarët e bizneseve.

Por jo të gjitha këto mjete mund të rezultojnë të dobishme për biznesin tuaj. Ju duhet të kuptoni se ka edhe shumë mjete të tjera të cilat nuk janë të aplikueshme vetëm për biznesin tuaj, por mund t’ju kursejnë para dhe t’jua bëjnë punën më efiçiente.

Etiketa: BiznesBurime NjerezorebuxhetefektivitetefiçientefinancimGoogle,harduerinterfaceklientkompanikonvencionalkostoLinuxmanaxhimmjete,ndërtuesOpen SourceParaprojektpronarsistemsistem pagesash,smartphonesoftuerstrategyteknologjikeTelefonwebsiteZoho

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency