Arrestohet në Qafë Thanë, 47 vjeçari nga Gostivari

0
272

Adnan Doda, 47-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar ditën e sotme, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Doda akuzohet për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Prodhimi e shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë të mundur arrestimin e Dodës, banues në Gostivar, Maqedoni e Veriut. 

Policia bën me dije se Gjykata e Torinos, Itali, për 47-vjeçarin ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here