Anija shqiptare përplaset me anijet italiane, evitohet tragjedia, por jo mbytja e mjetit

0
125

Një ngjarje e rëndë është verifikuar në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm në ujërat e brigjeve të  komunës Cesenatico në rajonin e Emilia Romagna.

Anija e peshkimit “Futura” e marinës së Riminit është përplasur me një anije me flamur shqiptar.

Përplasja ka qënë e fuqishme e ka cuar në mbyjten e anijes italiane.

Motivet e këtij aksidenti janë ende të paqarta.

Peshkatarët italianë kishin hedhur rrjetat e peshkimit rreth 23 milje larg bregut  kur janë përplasur nga anija shqiptare e cila po lundronte me destinacion portin e Ravenas.

Përplasja e dhunshme shkaktoj carjen e anijes “Futura” duke provokuar, futjen e ujit e mbytjen e saj,

Anija shqiptare ka lëshuar menjëherë alarmin e së bashku me rojen bregdetare italianë kanë ndihmuar të shpëtojnë katër peshaktarët italianë.

Gjëndja e fizike e peshkatarëve italianë është e mirë përvec frikës e troditjes psikologjike për shkak të aksidentit.

Mediat italiane raportojnë se kapiteni i anijes është ka marrë një goditje në kokë e është në vëzhgimin mjekësor, por jashtë rrezikut për jetën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here