​ Kuvend-PD: Kryeministri të jetë prezent në seancë; Ruçi: Është në vizitë zyrtare në Francë

0
193

pa

 

 

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, kërkoi të enjten në Kuvend që kryeministri Edi Rama te jete i pranishëm në seancë plenare.
“Ka gati dy muaj që kryeministri i Shqipërisë nuk është në sallën e Kuvendit dhe mungon në vendin e tij. Çdo të enjte na thuhet se po takohet me filanin e me filanin. Ne jemi deputetë të Kuvendit dhe përfaqësojmë interesat e qytetarëve shqiptarë dhe i pari që duhet të jetë ketu për t’iu përgjigjur shkeljes së këtyre interesave është Edi Rama. Ne nuk kemi zgjedhur për kryeministër një piktor shëtitës që bredh në botë. Ai duhet të vijë në parlament se ky është detyrimi parësor i tij”, u shpreh Paloka ne hapje te seances.

Ruçi:Rama në vizitë zyrtare në Francë

Ndaj këtij shqetësimi reagoi kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, i cili, duke iu referuar vizitës së sotme në Francë të kryeministrit Rama, tha se prej një muaji është konfirmuar ftesa për një takim bilateral mes kryeministrit të Shqipërisë dhe atij të Francës. “Nëse opozita ka nevojë për kryeministrin të depozitojë një kërkesë për interpelancë. Kryeministri ka axhendën e tij dhe është në shërbim të vendit. Nëse opozita do të zhvillojë politikë për politikë atëhere nuk jeni të besueshëm, por gjeni rrugët se si mund të ballafaqoheni me kryeministrin, por jo në këtë mënyrë se kjo është e turpshme”, u shpreh Ruçi.
Sa i takon vërejtjes tjetër të ardhur nga opozita për ligjin e ‘Lojrave të fatit’, Ruçi sqaroi se ky draft do kishte ardhur në kohë nëse e hëna dhe e marta nuk do të ishin pushim (për shkak të festave të nëntorit). Dhe në këto raste është vepruar gjithmonë kështu, që ligjet kanë hyrë në seancë pa u mbushur 24 orët.

Diskutohen ndryshimet në ligjin “Për procedurat e birësimit”

 

Seanca e Kuvendit po vijon me diskutimin e disa ndryshimeve në Kodin e Familjes dhe në ligjin “Për
procedurat e birësimit”. Deputetja e PS-së Vasilika Hysi, duke parashtruar ndryshimet në ligj tha se ato synojnë uljen e periudhës së pritjes për birësim të fëmijëve, kontigjent birësimi, nga gjashtë në tre muaj. Amendimi i ligjit  shoqërohet dhe me ndryshime në Kodin e Familjes, ku parashikohet të realizohet i njëjti ndyshim. Pr/ligji është hartuar nga ministria e Drejtësisë, me mbështetjen e ambasadave të SHBA-së dhe Austrisë në Tiranë.

Rendi i ditës  i seancës së sotme parashikon diskutimin e disa çështjeve të tjera, si ndryshimeve në Kodin Penal, atyre në Kodin e Punës, pr/ligjin “Për lejimin e hetimit të pavarur ndërkombëtar mbi çështjen CEZ”, pr/ligjin “Për lojërat e fatit”, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, e