“Te sheshi, te sheshi…”, të shpohemi nga kinezi!

0
198

EDITORIAL

Me një procedurë krejt anormale dhe kundër çdo lloj protokolli mjekësor, Rilindja ka nisur në sheshin Skënderbej procesin e vaksinimit masiv.

Sikur të mos mjaftonin qindra pika shëndetësore në Shqipëri, Rama dhe taborri i tij kanë zgjedhur edhe këtë herë të luajnë me propagandën. Vaksinimi në shesh, me kamera e aparate, për të treguar ‘fuqinë’ e qeverisë në mundësimin e vaksinave është një shfaqje që le një shije të hidhur.

Qendrat shëndetësore në mbarë vendin do ishin zgjidhja perfekte për vaksinimin e popullatës. Edhe ekspertët e fushës ndajnë të njejtin mendim.

Por kryeministri, sic ka treguar në 8 vite pushtet, nuk është se ka në interesin e tij primar jetën dhe cilësinë e jetës së  qytetarëve. Para tyre, në dy mandate ekzekutive, ka vendosur oligarkët, koncensionet, pushtetin korruptiv…

E megjithatë ,do ja bënim hallall, edhe pse nuk ka model të ngjashëm në Evropë, nëse ky show vaksinash do ndërmerrej për vaksinat e çertifikuara nga BE e SHBA, të tipit “Pfizer”.

Por të bësh propagandë për sigurimin e vaksinës kineze, të cilën për shkak të efektivitetit të saj të ulët dhe arsyeve gjeopolitike, e gjen kudo e kurdo, është më së paku mashtrim. Serbia e njohur gjerësisht si aleate e rëndësishme e Rusisë, mban kampionin për vaksinën “Sputnik” dhe atë kineze. Dhe pas tyre, imagjinoni pak kush vjen në Rajon…. Shqipëria. Kryemimistri dhe qeveria e tij me ndihmën në prapaskenë të Erdogan, na rreshtuan në vendet që hoqën shpresat nga BE dhe u orientuan nga lindja.

Ky proces vaksinimi ka dhe një aspekt tjetër, atë të dy standardeve të qeverisë. Rama lëpiu aty ku pështua. Refuzoi e talli vaksinën ruse dhe tani po e përdor për shqiptarët. Nuk e konsideroi asnjëherë vaksinën kineze gjatë 3 muajve të fundit, kur vdekjet në vend nga Covidi kapën pikun, dhe tani 1 muaj para ditës së zgjedhjeve nis vaksinimin masiv në mes të sheshit, të të moshuarve.

Propagandë, vota, vaksina…

Te sheshi, te sheshi, të na shpojë kinezi!

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here