Një operacion i madh kundër trafikut të drogës ka shkatërruar një rrjet të “Ndraghetas”, ku bënin pjesë edhe shqiptarë. Policia italiane e Venecias tha se, ka vënë në pranga 9 persona, mes të cilëve 2 shqiptarë të cilët merreshin me shitjen e qindra kilogramëve kokainë që vinte nga Amerika Latine në këtë zonë. Droga sillej në Itali me anë të një kompanie të import-eksportit të frutave nga Kolumbia dhe Kosta Rika.Në total janë 9 persona të arrestuar mes të cilëve janë edhe dy shqiptarë, me profesion restaurues pasi në dyqanin e tyre në qendër të Venecias është gjetur një kilogramë kokainë dhe marijuanë, që ishte bërë gati për tu shpërndarë.Bëhet fjalë për dy shqiptarë të moshës 34 vjeç, që sipas hetuesve shisnin sasi të mëdha lënde narkotike.