Ish-deputeti i PD-së bëhet baba për herë të parë

0
1072

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu këtë të mërkurë është bërë baba për herë të parë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Balliu përmes një postimi në rrjetin social facebook, ku thotë se ai dhe bashkëudhëtarja e jetës së tij, janë bekuar me djalë. Po ashtu ish-deputeti ka postuar edhe njlë foto me të sapolindur dhe pjesëtarin më të ri të familjes.

Postimi 

Të dashur miq.

Sot kam vendosur të ndaj me ju lajmin më të rëndësishëm, më të lumtur të jetës time. Sot unë dhe bashkëudhëtarja e jetës time jemi bërë prindër për herë të parë. Plot emocione, lumturi ishte takimi me ty biri im, takim që nuk mund ta përshkruaj dot me fjalë.

Por këtë moment nuk mund të mos e ndaja me ju miqtë e mi të mirë në kohë të bukura dhe të vështira.

Zoti bekoftë çdo fëmijë dhe çdo prind të këtij vendi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here