President i Ilir Meta ka paralejmëruar intervistën e papritur mbrëmjen e sotme. Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se do të jetë i ftuar në “Çim Peka Live” në Syri TV.
Postimi i Presidentit Meta:
Të dashur miq, sot në ora 20:45 ju ftoj të më ndiqni në Syri TV, në “Çim Peka Live”, përballë analistëve të nderuar Andi Bejtja dhe Armand Shkullaku, për t’iu përgjigjur çdo pyetje të tyre për çështjen e aeroportit, gjobitjes së Shqipërisë me 110 milion euro, referendumit historik të 25 prillit dhe shumë çështje të tjera të aktualitetit.
Sy për sy, flakë për flakë!