25 Prilli/ Maliqi: Rilindja ti gjejë vaksinë Ramës…është braktisur nga socialistët e vërtetë…

0
104

Kandidati për deputetë nga rradhët e LSI në qarkun e Beratit Lefter Maliqi vijon takimet me qytetarët.

Përpos kësaj ai është shumë aktivë edhe në rrjetet sociale ku herë pas here lëshon mesazhe të forta politike.

Në postimin e fundit në Facebook, Maliqi nuk kursen ironitë teksa shprehet se duhet gjetur një vaksinë edhe për kryeministrin Edi Rama për ta ruajtur nga shëndeti mendor për shkak të rezultatin zgjedhor më 25 Prill.

Lefter Maliqi: Rilindja duhet t’i gjejë një vaksinë Ramziut për ta ruajtur nga shëndeti mendor me të cilin do të diagnostikohet më 25 prill. Nuk ka nevojë më për asnjë sondazh, sondazhi i vërtetë janë këta njerëz që kërkojnë ndryshimin e madh nga mëngjesi deri në dakrë.

Rilindja është braktisur nga socialistët e vërtetë dhe Kryerilindasin e ka kapur tmerri i humbjes së thellë më 25 Prill.

Nuk ka marifet mavi që e devijon votën e shqiptarëve më 25 Prill.Takimet tona me qytetarët në Berat dhe në gjithë Shqipërinë po e lënë pa gjumë Ramziun dhe shpurën e tij të konsumuar në 8 vitet që rrënoi Shqipërinë dhe shqiptarët.

LSI do të jetë uragani i fitores që nga Berati dhe në gjithë Shqipërinë, për t’ju bashkuar fitores historike të Opozitës së Bashkuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here