Fier, fshati pa varreza, banorët në vështirësi: S’kemi ku të varrosim të vdekurit…

0
145

Banorët e Fshatit Povelça në Fier thonë se ndihen në hall dhe siklet të madh sa herë vdes dikush, pasi ata nuk kanë një vend ku ta varrosin. Është ndër të vetmit fshatra në vendin tonë që nuk ka një sipërfaqe dedikuar varrezave, ndërsa ata apelojnë ndaj autoriteteve që tu zgjidhet ky problem.

Fshati Povelça në Fier, është ndoshta ndër të vetmit në Shqipëri i cili nuk ka një vend ku të prehen të vdekurit.

Banorët e këtij fshati përveç dhimbjes humbjen e një personi të afërm ndihen në vështirësi dhe në hall edhe për një varr.

“E kemi siklet kur vdes dikush se edhe në Fier apo diku tjetër, duhet të marrësh leje që të qasin.”

Mes debateve dhe sikleteve personat e pajetë ata detyrohen që t’i çojnë ose në fshatra të tjerë, ose në qytetin e Fierit.

“Shkojmë te fshatrat e tjerë ose në Fier të varrezat e Fierit. Kemi kaq vite dhe jemi në siklet. Na kanë lënë kështu pa varreza. Kemi bërë edhe debate, por ka pasur edhe raste që na kanë lënë për humanizëm.”

“Unë për vete e kam çuar burrin në fshatin e tij për ta varrosur.”

Për këtë problem thonë se kanë vënë në dijeni të gjithë strukturat, por askush nuk u ka ardhur në ndihmë.

Vetë banorët shprehen se fshati i ndërtuar në 1975 dikur kishte kushte të mjaftueshme për jetesë, shkatërrimi i tij nisi pas 90-s kur pushteti e harroi, e bashkë me harresën banorët nisën të ikin masivisht.

“Këtu nuk ka asnjëlloj investimi. Nuk ka kënde sportive, nuk ka kanalizime të ujërave të zeza.”

Disa Kohë më parë ishte përcaktuar një sipërfaqe ku do ndërtoheshin varrezat e fshatit , por kjo tokë nuk u vu kurrë në funksion.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here