Kandidati i Partisë Demokratike për deputet në Qarkun e Tiranës, Gent Strazimiri, i drejtohet ndjekësve të tij në rrjetet sociale me mesazhin e djeshëm të ambasadores amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, për shqiptarët.
“Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim.
Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë.
Por ajo që bëni, duhet të përputhet me atë që thoni se doni dhe, në 25 prilli është momenti.
Dekriminalizoje me votë
Dekusarizoje me votë”, shprehet kandidati demokrat për deputet në Tiranë, Gent Strazimiri.