“Luftojnë çdo ditë me keqqeverisjen”, Gjosha: 25 Prilli do të jetë dita e fitores të qytetarëve vlonjatë dhe të gjithë Shqipërisë

0
114

Drejtuesja politike e LSI, Klajda Gjosha ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me kandidatet gra në Vlorë, si dhe vajzat dhe gratë e këtij qytetit.

Përmes një postimi në facebook, ajo thotë se ato po luftojnë çdo ditë me keqqeverisjen. Sipas Gjoshës, nga Vlora ka nisur vala e ndryshimit.

”Nga Vlora ka nisur vala e ndryshimit. Fasada dhe betoni do të zëvendësohen nga shpresa për të ardhmen. E lumtur sot mes grave dhe vajzave, të forta të Vlorës që me pasionin e tyre  luftojnë çdo ditë me keqqeverisjen për ta bërë Vlorën shtëpinë e tyre. 25 Prilli do të jetë dita e fitores të qytetarëve vlonjat, dhe të gjithë Shqipërisë”,-thotë kryetarja e Forumit të Gruas në LSI, Klajda Gjosha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here