”Me dy gishta, me flamuj, dalin brohorasin”,-kështu është shprehur kryeministri Edi Rama për të gjitha aktivitetet politike të Partisë Demokratike, duke i kritikuar për shkeljen e rregullave anti-covid.
Nderkohe Rama këtë të mërkurë ndodhet në Peshkopi, ku ka mbledhur qindra qytetarë të brohorasin për të, ndërkohë që në duar nuk mbajnë flamurin e PS-së por atë kuqezi.
Po ashtu kësaj herë, Rama nuk është i treguar i kujdesshëm që të respektojnë rregullat e pandemisë, pasi në fund të karrigeve është mbledhur një grup qytetarësh, të ngjitur me njëri-tjetrin.