Kandidati demokrat, Belind Këlliçi, ka denoncuar këtë të shtunë kompaninë Shpigel Glass si shpërndarëse të ushqimeve nga Partia Socialiste në këmbim të votës. Sipas Këlliçit në këtë mënyrë PS kërkon t’u vjedhë të ardhmen qytetarëve.
Opozita ka vijuar me akuzat se po shpërndahen ushqime nga Partia Socialiste në këmbim të votave.
Kandidati demokrat, Belind Këlliçi, ka denoncuar këtë të shtunë një nga kompanitë që po kryen shpërndajen.
“Shpigel Glass, kompania që po shpërndan ushqime për fushatën e PS, në këmbim të kontratave nga Rilindja.”
Sipas Këlliçit kjo është politika e barkut bosh dhe e vjedhjes së të ardhmes.
“Me një dorë të japin kafshatën e mjerimit, me tjetrën të vjedhin të ardhmen.”
Kjo nuk është hera e parë që Partia Socialiste akuzohet se po shpërndan qese me ushqime në këmbim të votave për 25 prillin.