Basha: Ngjarje e rëndë  kundër demokracisë, PD, Aleancës për Ndryshim nga një kryeministër që e di se ai të dielën humb dhe Shqipëria fiton

0
149

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbërritur në qytetin e Kavajës, aty ku vetëm një orë më parë u shënua një plagosje me armë në zyrat elektorale të PD.

Nga Kavaja, Basha tha se atentati i kryer ka për qëllim të frikësoj shqiptarët, por që nuk ka për të ndodhur kurrë dhe përgjigjen e merituar do ta marrin me votë të dielën nga Kavaja dhe nga e gjithë Shqipëria.

Më poshtë fjala e plotë e kryetarit Basha në Kavajë.

Lulzim Basha: Sonte Kavaja është përballur me një ngjarje të rëndë! Një atentat kundër Partisë Demokratike, kundër Aleancës për Ndryshim, nga një kryeministër që e di se të dielën ai humb, Kavaja Fiton dhe Shqipëria fiton! Një njeri i cili ka humbur çdo lloj kufiri njerëzor dhe që sot hesht, ndërkohë që njerëzit e tij me dhunën dhe aktet e atentatit jo thjesht ndaj një aktivisti tonë, por ndaj demokracisë, tregojnë se këtij rrëgjimi i ka ardhur fundi. Kërkojnë të frikësojnë Kavajën. Kërkojnë të frikësojnë Partinë Demokratike, koalicionin për ndryshim dhe shqiptarët, kërkojnë të na mbyllin gojën. Nuk na e kanë mbyllur gojën kurrë! Nuk i kemi frikë, do të marrin përgjigjen e merituar me votë të dielën nga Kavaja dhe nga e gjithë Shqipëria. Sepse Kavaja e di fare mirë të tilla akte kanë shënuar kthesat e mëdha, rrëzimin e diktatorëve dhe diktaturave. Ato tregojnë frikën në palcë dhe humbjen e toruas nga një njeri dhe një  grusht njerëzish që e dinë se shqiptarët janë të vendosur t’i largojë që e dinë që shqiptarët janë më të bashkuar se kurrë për të sjellë ndryshimin. E bashkuar dhe e vendosur më shumë se kurrë  është Kavaja, Partia Demokratike, Aleanca për Ndryshim, Shqipëria dhe shqiptarët. Ndaj vëllezër dhe motra, të rinj dhe të reja të Kavajës e mbarë Shqipërisë, le t’ia japim përgjigjën këtij akti burracak,  këtij atentati ndaj demokracisë të gjithë masivisht ditën e diel në kutitë e votimit dhe kështu t’i japim fund njëherë e mirë këtij 8-vjeçari makth për shumicën dërrmuese të shqiptarëve e të kthejmë Kavajën e demokracisë, të shpresës e të zhvillimit, Shqipërinë shpresës dhe të ndryshimit të gjithë se bashku. Të gjithë së bashku, asnjë hap mbrapa le të vazhdojmë marshimin tonë ditë për ditë, krah për krah deri ditën e diel ku Kavaja Shqipëria do t’i japin përgjigjen e merituar këtij atentati të shëmtuar kundër demokracisë, kundër Partisë Demokratike dhe kundër koalicionit tonë për ndryshim.
Zoti ju bekoftë ju! Zoti e bekoftë Kavajën demokratike! Zoti e bekoftë Shqipërinë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here