IFIMES: Zgjedhjet në Shqipëri do jenë kapitullimi politik i Edi Ramës….

0
168

Instituti Ndërkombëtar për Lindjen e Mesme dhe Studimet e Ballkanit (IFIMES[1]) në Lubjanë, Slloveni, analizon rregullisht zhvillimet në Lindjen e Mesme, Ballkan dhe në botë. IFIMES ka përgatitur një analizë të situatës aktuale politike në Republikën e Shqipërisë me rastin e përfundimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen më 25 prill 2021. Nga analiza e gjerë “Zgjedhjet në Shqipëri 2021: Kapitullimi politik i Edi Ramës”, ne veçojmë pjesët më të rëndësishme dhe interesante.

Zgjedhjet në Shqipëri 2021

Shqipëria është në perfundim të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen më 25 prill 2021.

Dy rivalë të vjetër do të përballen përsëri, Partia Socialiste (PS) e Kryeministrit në detyrë Edi Rama dhe Partia Demokratike (PD) e opozitës e Lulzim Bashes, me të cilët është edhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) e Monika Kryemadhit.

Shqipëria pret një ndryshim të qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare. Prandaj, është e nevojshme të sigurohet një tranzicion paqësor i pushtetit dhe të arrihet një konsensus i përgjithshëm shoqëror për të ardhmen e shtetit.

Instituti Ndërkombëtar IFIMES beson se të dy partitë politike, Partia Demokratike (PD) dhe Partia Socialiste (PS) duhet të mundësojnë një tranzicion paqësor të pushtetit, ndërsa fituesi i zgjedhjeve duhet t’u bëjë thirrje të gjithë aktorëve socialë dhe politikë për të ndërtuar së bashku të ardhmen e Shqipërisë pa hakmarrje. Gjithashtu  fushata dhe tensionet politike duhet të përfundojnë pas përfundimit të zgjedhjeve.

Instituti Ndërkombëtar për Studimet e Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) ka botuar analiza: “Zgjedhjet në Shqipëri 2021: Qytetarët Kundër Mafias”, lidhja: https://www.ifimes.org/ba/istrazivanja/izbori-u-albaniji-2021-gradani-protiv-mafijezgjedhjet-ne-shqiperi-2021-qytetaret-kunder-mafies/4766? (17.4.2021)., „Izbori u Albaniji 2021: Fasadizacija“ Tirane i „kanabizacija“ Albanije/„Fasadizimi“ i Tiranës dhe „kanabizimi“ i Shqipërisë“, link: https://www.ifimes.org/ba/istrazivanja/izbori-u-albaniji-2021-fasadizacija-tirane-i-kanabizacija-albanijefasadizimi-i-tiranes-dhe-kanabizimi-i-shqiperise/4756?  (25.3.2021) i „Albanija 2020: Edi Rama Albaniju približava Latinskoj Americi umjesto EU“, link: https://www.ifimes.org/ba/istrazivanja/albanija-2020-edi-rama-albaniju-priblizava-latinskoj-americi-umjesto-eu/4706?page=2   (18.12.2020

Zgjedhjet në rrethana specifike

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, diaspora e madhe shqiptare nuk do të jetë në gjendje të votojë si më parë, ashtu si edhe ata që janë të infektuar në mënyrë aktive me Covid-19, i cili sipas statistikave nga Ministria Shqiptare e Shëndetësisë ekziston në një numër të konsiderueshëm.

Analistët besojnë se është e nevojshme të sigurohet e drejta e votës për të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë, të cilët kanë të drejtë vote.

Shqipëria nuk mund të mbajë më barrën e rëndë të varfërisë, skamjes dhe padrejtësisë. “Aleanca për Ndryshim”, e udhëhequr nga Partia Demokratike, përfaqëson një koalicion fitues. Është një koalicion mbarëkombëtar kundër regjimit brutal të Partisë Socialiste të Edi Ramës. E ardhmja iu vodh shqiptarëve. Kjo është e dukshme në çdo hap, me prindërit, të cilët nuk e dinë se çfarë fati i pret fëmijët e tyre, me shumë shqiptarë, të cilët kërkojnë punë dhe duan një të ardhme më të sigurt. Sundimi autokratik dhe arrogant i Kryeministrit Rama, i kombinuar me nivele të larta korrupsioni dhe krimi, e ka çuar Shqipërinë në rrugën humbur, largë anëtarësimit në BE.

Analistët besojnë se fati i Shqipërisë dhe shqiptarëve do të vendoset në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai vendos për rininë, punësimin, mirëqenien e familjeve shqiptare, për fermerët shqiptarë, për  subvencionet, për të ulur çmimet e naftës dhe energjisë.

Është veçanërisht e rëndësishme të ndalohet vala masive e emigrimit të të rinjve dhe familjeve të tëra. Këto nuk janë zgjedhje për partitë politike, këto janë zgjedhje për shqiptarët, të cilët kanë vetëm dy mundësi, të vendosin për katër vite të tjera dështimi ose të vendosin për ndryshime në Shqipëri.

Rama dhe “Non paper”

Biografia politike dhe morale e Ramës është një barrë për Shqipërinë. Partia Socialiste dështoi të modernizohej, por ka mbetur një parti e ngurtë komuniste autokratike e regjimit dhe për këtë nuk është aspak befasi që Rama vendosi një regjim, i cili është një kombinim i regjimeve të Enver Hoxhës dhe Sllobodan Millosheviçit.

Partia Demokratike edhe një herë po përballet me përgjegjësi historike siç ishte në vitin 1991 kur përmbysi regjimin e Enver Hoxhës. Qytetarët e Shqipërisë kanë treguar pjekuri dhe përgjegjësi politike në protesta të shumta paqësore dhe dinjitoze në të gjithë Shqipërinë, ndërsa Edi Rama ka qenë i përfshirë në çdo gjë dhe gjithçka, pra në shumë veprime potencialisht inkriminuese.

Kështu, ai mori pjesë në shitjen e operatorit telekomunikues IPKO në Kosovë, i cili është në pronësi të Telekom Sllovenia, dhe për këtë arsye në tetor te vitit 2020 ai bëri një vizitë private në Slloveni dhe diskutoi, ndër të tjera edhe për këtë gjë, me Kryeministrin e Sllovenisë Janez Jansha ( SDS).

Analistët paralajmërojnë lidhje të mundshme të Edi Ramës me “Non Paper” të botuar së fundmi, e cila i atribuohet Kryeministrit Slloven Janez Jansha dhe përfshirjes së Ramës në tregtinë me territoret etnike shqiptare, duke shkaktuar paqëndrueshmëri të reja, të cilat mund të çojnë në konflikte të reja dhe vuajtje masive. Me të drejtë shtrohet pyetja, a është Edi Rama një tregtar me territoret etnike shqiptare? Edi Rama flet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, dhe në fakt ai e ndau Shqipërinë si askush më parë, ndërsa perceptimi i publikut shqiptar se Edi Rama “i dhuroi” një pjesë të detit shqiptar Greqisë, dhe tani do të merrte pjesë në shkëmbimin e territoreve duke shkaktuar kaos në rajon vetëm për mbijetesën e tij në qeverisje.

Shqiptarët kanë nevojë për “Besën shqiptare”

Republika e Shqipërisë ndodhet në situatën më të vështirë që nga rënia e regjimit të Enver Hoxhës në vitin1991. Vendi nuk është vetëm i polarizuar politikisht, institucionet shtetërore nuk po funksionojnë, ka një luftë civile “të heshtur””, e cila është shqetësuese, sepse Shqipëria është përballur me një kërcënim të ngjashëm në të kaluarën e afërt. Si të kapërcejmë situatën ekzistuese? Humbja e regjimit të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme nuk do të jetë e mjaftueshme për të siguruar një të ardhme dhe perspektivë më të mirë për shtetin e Shqipërisë dhe qytetarët e saj.

Analistët besojnë se në situatën aktuale, instrumenti i betimit shqiptar (beja shqiptare), i cili rrjedh nga shoqëria tradicionale shqiptare, mund të përdoret në një formë të modifikuar për të zgjidhur situatën ekzistuese shoqërore, e cila përbën një rrezik të menjëhershëm për popullin shqiptar dhe shtetin. Mosveprimi i institucioneve të shtetit të vet i detyron shqiptarët të përdorin instrumentin “besë”. Instrumenti “besë” është përdorur më shumë në hakmarrje gjaku gjatë gjithë historisë. Në rrethanat e sotme, “Besa” mund të përdoret për të arritur një konsensus të përgjithshëm shoqëror ose premtim publik (marrëveshje shoqërore) për të ardhmen e shqiptarëve dhe Shqipërisë, për të harruar dallimet, kundërshtimet dhe antagonizmat, sepse shqiptarët gjatë gjithë historisë kanë gjetur zgjidhjet më të mira për mbijetesën e tyre, duke siguruar kështu të ardhmen e njerëzve dhe të shtetit. Në këtë kontekst, “besa” do të përdorej si një instrument, i cili ndryshon nga hakmarrja e gjakut, domethënë për të kryer pajtimin kombëtar për të siguruar një të ardhme dhe progres më të mirë. Kështu, “besa shqiptare” mund të përdoret si një instrument i paqes, jo si një instrument i hakmarrjes. Popujt e tjerë nuk e kishin instrumentin “besë”, sepse ajo është një specifikë e strukturës shoqërore shqiptare, jetës dhe perceptimit të kohës dhe hapësirës.

Analistët besojnë se regjimi i Edi Ramës dhe Partisë Socialiste do të jenë një gjë e së kaluarës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Zgjedhjet duhet të jenë transparente, të drejta dhe të ndershme pa blerjen e votuesve dhe votave nga “fondi i zi”, i cili sigurohet me para të pista nga biznesi i drogës.

Me largimin e Nikolla Gruevskit (VMRO-DPMNE), Hashim Thaçit (PDK), Milo Gjukanoviç (DPS), Bojko Borisov (Stema), më në fund është koha për kapitullimin politik të Edi Ramës.

Ljubljana/Tiranë/Bruksel/Washington, 22 prill 2021

Fusnota:              

[1] IFIMES – Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit, me qendër në Lubjanë, Slloveni, ka  status special këshillues në ECOSOC / Këshilli Ekonomik dhe Social i KB, New York, që nga viti 2018.

 

https://www.ifimes.org/en/researches/2021-elections-in-albania-edi-ramas-political-capitulation/4856

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here