Meta: U bëj thirrje militantëve të opozitës të mos mbajnë asnjë lekë në xhep sot dhe nesër, sepse Rama do ndersejë policinë…

0
187

Presidenti Meta në konferencën e jashtëzakonshme të shtypit nga presidenca tha ndër të tjera se policia po hesht, por edhe prokuroria po heziton të hetojë dhe të ndalojë autorët e krimeve zgjedhore, të cilët janë nga radhët e Rilindjes.

Në vijim Presidenti u bëri thirrje publike militantëve dhe njerëzve të opozitës që sot dhe nesër të mos mbajnë asnjë lekë në xhep, sepse qeveria dhe Rama do ndersejë policinë ti ndalojë se gjoja po blejnë vota!

Ishte sarkazëm therëse e Presidentit në këtë thirrje publike, sepse në të vertetë policia nuk po ndalon personat e PS që po blejnë vota dhe marrin kartat e indentitetit në kembim të lekëve. Përkundrazi policia është kthyer në shërbetore e pushtetit dhe e këtyre personave problematikë, të cilët po blejnë vota apo bëjnë presion mbi votuesit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here