Nga Herion Mesi-
PS dhe Edi Rama kanë humbur thellë.
Tirana, Durrësi dhe Elbasani humbje drastike për Rilindjen. Në rang kombëtar Kryeministri ka humbur, por djallëzisht dhe mjeshtërisht po mundohet me exit-pollet e tija gjoja për të krijuar përceptimin publik se jemi aty-aty me opozitën PD-LSI.
Po të shikosh në dy exit-pollet e nxjerra del një fitore të lehtë të opozitës, duke dhënë shifra aspak reale për LSI në mënyrë që të ketë mundësi që gjatë natës ose ti blejë numëruesit ose ti ndryshojë me dinakëri rezultatet. Por edhe në këto sondazhe të blera e ka nxjerrë kastile humbjen e tij gjoja me një ose dy mandate deputeti.
Ka një sondazh tjetër, ku për të krijuar gjoja “paanësi” del sikur PS-ja ka fituar me 71 mandate! Dhe për ta bërë sa me të besueshme mashtrimin e madh dhe në pabesinë e natës, ku do të hidhet euro e paparë, me thasë, ai po sillet si “qeni prej mutit” që nesër të nxjerrë se ose ka fituar me 71 ose dalin 70 me 70!
E gjitha kjo është një mashtrim dhe manipulim publik për të realizuar skenarin se “dolëm 70 me 70” dhe hajde të bashkëqeverisim me PD në emër të Shqipërisë!
Për ta bërë të besueshëm këtë skenar me exit-pollet, ndërkohë që në kutitë e votimit Edi Rama dhe PS-ja ka humbur thellë, ai ka urdhëruar njerëzit e tij që ta publikojnë humbjen në Tiranë, 19 me 17 ndërkohë që realisht ka fituar me thellë opozita PD-LSI.
Ndaj duhet kujdes i madh gjatë natës kur kutitë të shkojnë në qendrat e numërimit të votave sepse në kuti është vullneti i Sovranit me mbi 80 mandate deputeti për PD-LSI. Disa thonë edhe me shumë, por kjo shifër mbetet e sigurtë!
Edhe kur doli kryeministri në konferencë shtypi, ai ishte i ngrysur, më saktë i zymtë, pasi po të ishte ndryshe ai të hante në vesh dhe ulërimat e tij do kaplonin bulevardin kryesor të Tiranës.
Rilindja ka humbur, dhe ka humbur thellë.
Ndaj kujdes natën OPOZITË! Gjatë natës kujdes numëruesit dhe vëzhguesit se dhjetra milionë euro do nxirren sonte nga thasët e Rilindjes për ta tjetërsuar atë që ndodhet në kuti.
Rrini dhe një natë pa gjumë OPOZITË!