Stuhia lë 11 të vdekur në Kinë, era e fuqishme e sjell aeroplanin në vend

0
131

Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe mbi 100 të tjerë janë lënduar gjatë një stuhie të fuqishme që e goditi pjesën lindore të Kinës të premten në mbrëmje.

Zyrtarët kinezë thanë se viktimat u hodhën nga era në Lumin Yangtze ose u goditën nga drunjtë dhe shtyllat elektrike që i rrëzoi era.

Një barkë peshkimi me 11 persona është përmbytur. Dy prej tyre u shpëtuan, ndërsa nuk dihet fati i nëntë të tjerëve, shkruan BBC.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, një aeroplan i madh udhëtarësh shihet duke u sjellë në vend në pistën e aeroportit nga era e fortë.

Zyrtarët thanë se stuhia dëmtoi rëndë shumë shtëpi në qytetin Nantong, në të cilin banojnë tetë milionë njerëz. mbi 3.000 banorë u detyruan që të evakuohen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here