Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin Mamurras-Thumanë në afërsi të lagjes “Demokracia”.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur drejtuesit.
Mësohet se autovetura tip “Benz” ka devijuar nga rruga duke u përplasur me një mjet tjetër u cili ka përfunduar në kanal.
Ndërkohë drejtuesit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.