Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar për përdorim urgjent vaksinën kineze kundër koronavirusit të prodhuar nga Sinopharm.
Lajmin e njoftoi drejtori i OBSH-së që deklaroi në një konferencë për shtyp se “OBSH miratoi përdorimin urgjent të vaksinës Sinopharm nga Pekini kundër Covid-19”.
“Kjo zgjeron listën e vaksinave kundër Covid-19 që COVAX mund të blejë” tha drejtori i OBSH Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Vaksina Sinopharm është tashmë në përdorim të gjerë në të gjithë botën me rreth 65 milionë doza të administruara.
Në të njëjtën kohë, vaksina e prodhuar nga Sinopharm bëhet ilaçi i parë kinez anti-Covid që merr miratimin e përdorimit urgjent nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Deri tani, OBSH-ja ka miratuar për përdorim emergjent vaksinat: Moderna, Pfizer/BioNtech, Johnson & Johnson dhe AstraZeneca.