Ka startuar në orën 18:00, në “Elbasan Arena”, përballja mes Kukësit dhe Vllaznisë, që do të ngrejë siparin e javës së 32-të të Kategorisë Superiore.
Verilindorët e Mirel Josës, do të tentojnë të rikthehen te rezultatet pozitive, pas 3 humbjesh radhazi, ndërkohë në krahun tjetër shkodranët e Brdariç, janë të dënuar të fitojnë, për të mos e humbur trenin e titullit. Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, ku nuk mungojnë surprizat.
KUKËSI-VLLAZNIA 2-0
Eze 5′, Taipi 35′ (p)
KOMENTI LIVE:
Mbyllet pjesa e parë! Vlen të theksohet se shkodranët ishin më dominues në ketë 45 minuta të para, por kjo nuk mjaftoi, pasi ata që realizuan 2 herë ishin verilindorët e Josës.
45′ Akordohen 2 minuta shtesë!
39′ Tjetër tentativë e verilindorëve me Ardit Krymin, gjuajtja e mesfushorit, u ndal nga portieri Xhika.
35′ GOOOOL KUKËSI 2-0/ Dyfishohen shifrat, Taipi realizon nga pika e bardhë e penalltisë!
34′ Penallti për Kukësin, e fiton Eze, pas ndërhyrjes së gabuar të Dajan Shehit! Për gjyqtarin Meta nuk ka dyshime 11-metërsh!