Fitor Ollomani humbi jetën paraditen e sotme në një aksident automobilistik në aksin Milot-Morinë.
Ai ishte duke udhëtuar me familjen e tij në momentin që ndodhi përplasja e fortë që i mori jetën në vend.
Ollomani ishte inspektor pranë zyrës Arsimore Kukës ndërsa lajmi tragjik i vdekjes së tij ka shokuar miqtë dhe të afërmit.
Ata kanë shprehur ngushëllimet me reagime prekëse në rrjetet sociale.
Aksidenti ka qenë aq i rëndë sa për të nxjerrë gruan dhe fëmijën është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve. Bashkëshortja e 35-vjeçarit u transportua drejt Traumës në Tiranë kurse fëmija për fat të mirë nuk ka marrë lëndime.
Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave dhe një parakalim i gabuar i Ollomanit. I plagosur mbeti edhe drejtuesi i automjetit tjetër tip “Benz”, i cili po ashtu u transportua drejt Traumës.