Samiti ministrave të jashtëm të BE, Borrel: Të ecim para me Integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë

0
117

Samiti ministrave të jashtëm të BE, Borrel: Të ecim para me Integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian u takuan të hënën në Bruksel, ku një ndër temat e bisedimeve ishte edhe Ballkani Perëndimor.

Së fundmi , Përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë së BE-së, Josep Borrell,Borrel tha se integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë është fokusi kryesor, ndërsa ka shtuar se duhet të ecet para me integrimit e të dy vendeve.

“Ne duhet të ecim para me integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE dhe duam ta theksojmë edhe njëherë se nuk ka pasur asnjëherë qëllim për të ndarë vendet në rrugën e tyre të integrimit. Rajoni ka një rol të veçantë në Evropë dhe për Evropën. Ka një rol strategjik për ne. Mesazhi që ministrat çuan sot, ri afirmim se e ardhmja e tyre është në BE. Ne duam të tregojmë se kemi një angazhim ne te gjithë aspekt”, tha Borrell.

Ndërkohë Borrel është ndalur edhe tek Kosova, duke thënë se duhet që sa më parë të liberalizohen vizat.

“ Qeveria e re na tha se nuk kishte mjaftueshëm informacione nga qeveria e mëparshme. Nuk mund të kalojmë në pushime pa mbajtur takimin e ardhshëm.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here