Ekzekutohet i riu në Tiranë…

0
190

Një person është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Viktima është Mehmet Qema 27 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Maji” në kryeqytet.

Gjatë një konflikti me armë zjarri si pasojë e të shtënave njëri nga personat e përfshirë është plagosur dhe pas disa minutave ta ndërruar jetë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.05.2021, rreth orës 23:15, në rrugën “5 Maj”, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi M. Q., 27 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit.

Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here