Gazetari Mentor Kikia është shprehur se turimi në vendin tonë është përqendruar vetëm në disa pika kryesore, duke lënë mënjanë pjesën tjetër të turizmit, sidomos atë kulturor.
I ftuar në ‘Opinion’, Ministrit të Turizmit, Blendi Klosi, teksa ky i fundit tha se Shqipëria ka turizmin shumë më mirë se vendet e tjera. Në replikën e tij, Kikia tha se edhe pe ne duam, nuk kemi kapacitet t’i konkurojmë vendet e rajonit, Ai tha se për të mos humbur turistët që kemi, na duhet infrastrukturë dhe shumë pastërti.
Debati në studio:
Blendi Klosi: Nëse nuk do kishim këto investime në turizëm, ne nuk do të kishim mundësi që sot të flisnim për konkurëncë në rajon. Ky vit do jetë përsëri një vit i mirë. Kemi kontratë me polakët
Kikia: Nëse do vazhdojmë të numërojmë polakët që do na vijnë.
Klosi: Janë shumë të rëndësishëm polakët…
Mentor Kikia: Duhet të biem dakort për një gjë. Pavarësisht kënvështrimeve, të gjithë kemi dëshirën që të behet më e mira për ketë vend. Gjëja që po vërejmë është zhvendoja e turizmit drejt qyteteve me potenciale. Pogradec, Korçë, Gjirokastër, Përmet, ku të paktën katër funjavat e fundit nuk ka pasur vend për akomodime. Sfidën më të madhe e ka pasur shtrirjen në kohë dhe gjeografi, qytetas, rural dhe turizmë kulturor. Ne turizëm kemi preceptuar vetëm plazhin, nisur nga tradita jonë që rëra të bën mirë për ramatizmën. Bregdeti shqiptar kaloi në procesin e bathorizmit. Kush kishte mundësi të ndërtonte hotele shumëkatëshe. Kjo bëri që disa rajone të dalin nga rrezja e zhvillimit turistik.
Klosi: Kush ka mbetur jashtë rrezes së zhvillimit?
Kikia: Durrësi, këmbë e kokë nëse doni emër.
Klosi: Golemi, Shkëmbi i Kavajës janë polet më të forta turistike, jemi shumë më mirë se vendet e tjera
Kikia: Jemi dot ne një vend për të pritur turizëm elitar? Nuk jemi! Nuk konkurojmë dot me Kroacinë, pavarësisht entuziazmit dhe luleve që shpërndajmë në aeroport. Nuk e konkurojmë dot as Kroacinë, as Greqinë, as Malin e Zi, ky është kapaciteti ynë. Çfarë duhet të kemi në qendër të vëmendjes të mbajmë pushuesin e rajonit, të mos na ikë edhe ky. Na duhet infrastruktura dhe pastërtia e ujit, dhe mjedisit.