Forca të shumta policie kryesisht FNSH të ardhura nga Tirana kanë zbarkuar në Fushë-Krujë. Abcnews.al mëson se ata do të ushtrojnë kontrolle në fshatrat e malësisë së Krujes pasi kanë informacione se ka parcela të mbjella me drogë.
Bëhet me dije se janë tre furgona të FNSH, te cilët do të ushtrojnë kontrolle. Në vijim pritet të ketë detaje më të hollësishme të këtij operacioni. /abcnews.al