Nga Artan Fuga
Dok. 1 : Jo nga një “Tirani shumice në një tirani shumice tjetër”!
Sistemi i qeverisjes në Shqipëri është i tillë që ai që merr fitoren elektorale brenda një dite apo disa orësh sundon pastaj i vetëm për katër vjet dhe opozita kushdo që të jetë nuk ka më asnjë rol në jetën politike, asnjë mjet real kontrolli, asnjë ndikim në vendimmarrje. Kush zotëron me dy ose tre deputetë më shumë Kuvendin duke pasur shumicën atje automatikisht emëron një kryeministër i cili pasi shkëputet nga Kuvendi nuk kontrollohet prej Kuvendit, por e kontrollon atë. Prej dy shekujsh mendimtari europian Alexis dë Tokëvil këtë e ka quajtur « diktaturë të shumicës ». Me një shumicë të siguruar brenda 10 orësh një herë në katër vjet pastaj ke në dorë ushtrinë, policinë, pushtetin lokal, sistemin e drejtësisë, ekonominë, tenderat, mediat, kontrollon artin dhe kulturën, faturat e ujit, të dritave, privatizimet, kthimin e pronës. Me një fjalë bën çfarë të duash. Ky është një sistemi qeverisjeje absurd, paradoksal, i padrejtë dhe tiranik. E gjithë e keqja këtej vjen. Kush hypën në pushtet nuk ka më askush brenda vendit se kush e kontrollon. Kjo « e çmend » pushtetin.Qytetari ftohet gjoja për të votuar për 120 sekonda cdo katër vjet dhe pastaj as nuk kujtohet kush për të. Kjo është « vjedhja » e vërtetë e sovranitetit të popullit që duhet reformuar krejtësisht.
Nuk është çështja si të bëjmë që këtë sistem qeverisjeje ta kalojmë nga një dorë te tjetra, « e kishe ti ta marr unë ». Kjo nuk sjell asgjë. Je i humbur pa filluar fushata elektorale ! Qytetari pret me ndërgjegje ose në inkoshiencë që të merret në konsideratë dhe prandaj kjo kërkonte një platformë tjetër elektorale, objektiva të tjera elektoralë politikë, një frymëzim ideologjik tjetër, demokratik dhe emancipues. Nuk duhej menduar si ta marr këtë pushtettë padrejtë për atë që do të humbasi, për qytetarin, por si ta tejkaloj jo me premtime të pabaza, por me mekanizma konkretë pushtetin, jo nga një parti te tjetra, por te qytetarët. Ku t’i gjejmë këto mekanizma ? Gjëja më e thjeshtë në botë. Mjafton të hedhim sytë jo larg, por qoftë edhe në Bashkimin Evropian ku thonë se gjoja do të futemi ! Nuk ka atje asnjë sistem qeverisjeje kaq arkaik, demode, të padrejtë si ky yni, ku Njishi që bën i vetëm fushatën në media, merr i vetëm pushtetin, dhe sundon në mënyrë “tiranike”