EPIKE/ Biznesmeni blen skuadrën e divizionit të dytë, i kërkon trajnerit të aktivizojë të birin, 126 kilogramë

0
115

Një episod qesharak ka ndodhur në ligën e dytë të futbollit kinez teksa një biznesmen lokal ka blerë një skuadër të divizionit të dytë duke i kërkuar teknikut të skuadrës që të aktivizojë djalin e tij që peshon 126 kilogram.

Skuadra quhet Zibo Çuju dhe militon në ligën e dytë kineze. Në foto shihet djali i pronarit të skuadrës i cili ka marrë pozicionin e një goditje nga këndi duke u kërkuar shokëve të ruajnë vigjilencën.

Aktualisht Zibo Çuju ndodhet në vendin e fundit në renditje me vetëm 1 pikë në 5 ndeshje, por pronari kinez nuk kërkon që të privohet nga dëshirat e djalit të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here