Vrasja e Klodian Rashës, pranohet gjykim i shkurtuar për Nevaldo Hajdarajn…

0
144

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për Nevaldo Hajdarajn, ish efektivin e forcave “Shqiponja” i akuzuar për vrasjen e Klodian Rashës.

Gjyqtarja Armela Hasantari, ka pranuar kërkesën e mbrojtjes, ku tashmë Hajdaraj do përfitojë uljen me 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Hajdaraj do gjykohet për vrasjen e 25-vjeçarit për vrasje me dashje. Kujtojmë se fillimisht ai u arrestua me akuzën e vrasjes në kapërcimin kufijve të mbrojtjes së nevojshme, akuzë për të cilën ai kërkon të gjykohet.

Ndërsa hetimet zbuluan se vrasja është bërë me dashje dhe mund të evitohej. Në seancë ka qenë i pranishëm edhe Qazim Rasha, babi i viktimes.

Seanca e rradhës pritet të zhvillohet më 3 qershor, ku do të paraqiten edhe konkluzionet përfundimtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here