Përdhunimi i 15-vjeçares, flet kryeplaku: Familja e vuajtur dhe fukarenj, autorët kanë shfrytëzuar rastin….

0
184

Kryeplaku i fshatit Tarazh të Mirditës ku ndodhi ngjarja e rëndë e përdhunimit të një 15-vjeçareje ka folur për emisionin “Me zemër të hapur” në News24. Ai ka thënë se familja e vajzës është e vuajtur dhe e varfër dhe se autorët kanë përfituar nga kjo arsyeja.

“Familje e vuajtur me fukarenj por është familje e mirë e respektuar. Mendoj që kjo ngjarje ka ndodhur se familja ka qenë e varfër. këta njerëz që kanë bërë abuzimin kanë shfrytëzuar rastin, e kanë gënjyer duke qenë se është e varfër.

Për mua është gënjeshtër që 17-vjeçari ka qenë i lidhur me vajzën. Mësuesja më ka thënë që vajza nuk ka pasur asnjë problem. Nuk ka munguar asnjë ditë në shkollë. Nuk kam parë asnjë lloj veprimi që të vihen në dyshim këta njerëz”, deklaroi kryeplaku.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here