Together we can, forca e bashkimit të shpirtit njerëzor me teknologjinë

0
108

Together we can, pozicionimi i ri i markës Vodafone, që ka si qëllim bashkimin e shpirtit njerëzor me teknologjinë vjen edhe në Shqipëri me një sërë projektesh me impakt të lartë social dhe ekonomik. Kjo strategji u prezantua pasditen e së enjtesnga drejtori i përgjithshëm i Vodafone Albania z.Achilleas Kanaris, në një event të posaçëm ku të pranishëm ishin ministrja e Financave dhe Ekonomisëznj. Anila Denaj,ministrja e Arsimit,znj. Evis Kushi,përfaqësues të ambasadave, bizneseve dhe medias në vend.

Redforkids, projekti që nisi si përgjigje emergjente ndaj nevojës së krijuar gjatë pandemisë për të mos lënë asnjë fëmijë larg teknologjisë, duke dhuruar 15,000 tableta për fëmijët në nevojë, do të vijojë më një sërë iniciativash me fokus zhvillimin e njohurive dixhitale për nxënësit në të gjithë Shqipërinë si një platformë gjithëpërfshirëse nën moton “Fëmijët e sëardhmes”.

Fëmijët dhe të rinjtë janë në fokus tëinvestimeve strategjike tëVodafone, jo vetëm për të garantuar edukimin dhe zhvillimin e aftësive dixhitale, por edhe për të krijuar mundësinë e punësimit të tyre.

VOIS,projekti ime i ri i Vodafone Albania, do të punësojësë shpejti mbi 1000 të rinj, të cilët do të ofrojnë nga Shqipëria shërbime dixhitale dhe operacionale për kompanitë Vodafone nëpër Europë. VOIS Albania do te jete 1 nga 3 hubet kryesore të zhvillimit të sherbimeve dhe platformave të Vodafone Grupit ne Europe.

 

Në këto kohë kur rrjetet dhe teknologjia po revolucionarizojnë industritë dhe ekonomitënë mbarë botën, dixhitalizimi është fokusii zhvillimit edhe nëvendin tonë. Vodafone Albania është gjithmonë pararojë e inovacionitnë Shqipëri jo vetëm në produkte e shërbime komunikimi por edhe në sherbime dixhitale për konsumatorët dhe bizneset.

Vodafone Albania,  si një nga investitorët e huaj më të mëdhenj në Shqipëri, operon prej 20 vitesh në treg me investime tëvazhdueshme qëkapin vlerën e 1,9 miliardë eurove.

Vetëm në dy vitet e fundit, kur Shqipëria u përball me krizën e tërmetit dhe covid-19, Vodafone i dedikoi rreth 6 milionë euro nismave për përballimin e emergjencave paralelisht me zbatimin e planit stragjik për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës së rrjetit në vend.

 

Moment kyç ishte hyrja në tregun fiks me blerjen e operatorit të dytë më të madh fiks, njëtjetër hap ky drejt zgjerimit të portofolit të shërbimeve për klientët. Çertifikuar ndër vite si rrjeti mëi mirë celular në vend, vetëm në pak muaj pas nisjes së investimit prej 100 milionë eurosh në infrastrukturën fikse, Vodafone u çertifikua edhe si rrjeti më i mirë fiks.

 

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, z.Kanaris, tha në fjalën e tij se:

 

“Angazhimi ynë si Vodafone në Shqipëri shkon tashmë përtej logjikës  tradicionaletë biznesit si kompani telekomunikacioni. Me përfshirjen tonë në aktivitetet e jetës së përditshme dhe investimieve në kauza sociale të vendit e ka ndryshuar rrënjësisht pozicionimin tonë si brend dhe axhendën tonë në dy viteve të fundit”.

 

Më tej, z. Kanaris shtoi se në fund të rrugëtimit të tij 3-vjeçar në Shqipëri, ndihet krenar për arritjet dhe entuziast për projektet që Vodafone Albania do të vijojë për realizimin e axhendës dixhitale në vend. Ky angazhim u konfirmua edhe nga znj. Katia Stathaki, e cila merr drejtimin e Vodafone Albania prej 1 korrikut 2021.

 

Together we can, sëbashku me teknologjinë drejt realizimit të axhendës dixhitale për Shqipërinë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here