Ardit Gjebrea është bërë dëshmitar i një aksidenti me makinë të ndodhur në autostradën TiranëDurrës. Ai ka bërë foto nga vendi i ngjarjes të cilën e ka postuar në rrjetet sociale.
“Dje duke u kthyer nga një xhirim ja çfarë pashë, por koha nuk me doli ta publikoja. Sot e pashe foton dhe mendova: si mund të jetë kthyer kjo makinë mbrapsht në mes të autostradës?”ka shkruar Arditi në foton e publikuar.