Ja çfarë u diskutua në takimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha me tre ministrat e jashtëm

0
178

Ditën e sotme kryetarit i PD, Lulzim Basha, ka kryer takimin me ministrat e jashtëm të Austrisë, Çekisë dhe Sllovenisë në Tiranë

Fokusi i këtij takimi do të jetë  integrimi në BE, interesi më i madh për vendin dhe për të përmirësuar të ardhmen e shqiptarëve.

Basha i siguroi ministrat se PD do të bëjë gjithçka mundet në kapacitetin e saj për procesin e integrimit, si interesi me i madh kombëtar per vendin dhe per te permiresuar jetën dhe të ardhmen e qytetarëve shqiptarë.

Po ashtu në qendër të diskutimit të këtij takimi ishin dhe procesi zgjedhor i 25 prillit 2021 dhe shqetësimet e opozites në lidhje me tjetërsimin e vullnetit të zgjedhësve.

Ne keto zgjedhje qeveria perdori te gjithë mekanizmat, që nga administrata dhe fondet publike, tek personat e inkriminuar dhe parate e krimit dhe korrupsionit për të tjetërsuar vullnetin e zgjedhësve. Viktima e kësaj masakre zgjedhore janë fatkeqësisht qytetarët shqiptarë të cilet duan ndryshim dhe nje jete më të mirë për familjet e tyre.

Basha nënvizoi gjatë bashkëbisedimit rolin e BE për vendin tonë dhe nevojën për të bashkërenduar forcat për të nxitur përmbushjen e kushteve nga Shqipëria, sidomos ne luftën kundër kimit dhe korrupsionit, ndarjen e politikës nga krimi dhe funksionimin e shtetit të së drejtës. Ai shprehu vullnetin e palëkundur të PD për të vazhduar betejën për ndryshimin për të cilin vendi ka shumë nevojë.

Ministrat nga ana e tyre u u shprehën se BE dhe vendet anëtare do të ndjekin me vëmendje maksimale zhvillimet post-zgjedhore në Shqipëri, do të ketë një vëmendje të veçantë në raportin e OSBE/ODIHR dhe gjithashtu në vendimmarrjet e organeve administrative të zgjedhjeve dhe ato gjyqësore. Një theks të veçantë ato i vendosën procesit të integrimit që do të thotë një vëmendje edhe më të madhe të BE-së ndaj Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here