Britani e Madhe/Manchester, shkatërrohet rrjeti shqiptar i drogës

0
172

ggg
Policia ka shkatërruar një grup kriminal shqiptar në qytetin anglez të Manchesterit, që merrej me shpërndarjen e drogës së cilësisë së parë të llojit kokainë, pasi shqiptarëve të arrestuar iu gjetën mijëra stërlina dhe një sasi droge. Shqiptarët janë arrestuar në korrik të këtij viti, pasi policia ishte duke ndjekur një makinë, targa e së cilës ishte regjistruar si e përfshirë në shpërndarjen e drogës. Njëri nga të arrestuarit doli nga një apartament dhe më pas hipi në makinën në fjalë, që pasi u ndalua, në të u gjet kokainë e pastër. Dedektivët gjetën më pas në banesën e shqiptarit 3 mijë stërlina, disa telefona celularë, si dhe një listë ku ishin regjistruar shitjet e drogës. Vetëm 23 javë përpara arrestimit ishte shitur një sasi droge në vlerën e 100 mijë stërlinave. Nga kontrolli u gjetën edhe fotokopje dokumentesh identifikimi, italiane dhe greke, dhe fatura tranfertash bankare në vlerën e 16 mijë stërlinave dërguar në Shqipëri. Policia bastisi edhe një apartament tjetër të marrë me qira nga shqiptarët, ku u gjetën sasira të tjera parash, njofton shtypi britanik. Dedektivi Adam Cronshaë thotë se, “numri i telefonit që përdorej nga këta trafikantë droge iu bë ‘back up’ vetëm disa ditë pasi u konfiskua, teksa i ishte vendosur një tjetër kartë SIM. Ne jemi duke punuar për ta eliminuar përgjithmonë këtë linjë trafiku për shpërndarjen dhe shitjen drogës”. Grupet shqiptare të drogës janë shtuar shumë në vitet e fundit, duke e shtrirë gjeografinë përtej Londrës nëpër qytete të tjera. Shumica e shqiptarëve të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, rezulton se janë pa dokumente të rregullta qëndrimi dhe përdorin dukumente false të vendeve të tjera të BE-së, për të hyrë dhe për të jetuar në Britani. E ndërsa policia shkatërron thuajse çdo muaj nga një rrjet shpërndarjeje të drogës, mendohet se ky aktivitet kriminal sa vjen e shtohet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency