MESAZH pas ndarjes? “Për të parë sa budalla je”, Oriola Marashi ‘thumbon’ Eros Grezdën me shprehjen e publikuar

0
167

Modelja Oriola Marashi ka hedhur ‘një kunj’ ndaj futbollistit Eros Grezda me të cilin u zyrtarizua në fejesë pak muaj më parë dhe kohët e fundit flitet për një krisje mes tyre. Në një status në Instagram, Marashi ka postuar një shprehje në gjuhën angleze që tingëllon si një mesazh për Grezdën.

“Ndonjëherë, Zoti risjell ndonjë ish në jetën tënde vetëm për të parë nëse je akoma budalla/qe,”-shkruhet në thënien që ka ndarë modelja.

Statusi i Oriola Marashit

Ndoshta Erosi është kthyer pranë Oriolës dhe kjo e fundit e ka marrë si një ‘test’?

Oriola Marashi dhe Eros Grezda i dhanë fund lidhjes së tyre të dashurisë, disa muaj pasi u zyrtarizuan në fejesë. Madje dyshja kishin nisur dhe bashkëjetesën. Tashmë të dy kanë vijuar jetën e tyre dhe nuk shihen më bashkë në pastime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here