Dolly Parton shpjegon arsyen përse fle me make-up

0
141

Shumica e njerëzve e pastrojnë grimin para se të shtrihen për të fjetur, ndërsa Dolly Parton bën komplet të kundërtën. Këngëtarja 75-vjeçare ka treguar se ajo nuk e lan kurrë fytyrën para se të flejë gjumë dhe kjo nuk ka lidhje fare me dembelizmin. Në fakt ajo ka treguar se ka disa arsye të tjera shumë të çuditshme dhe qesharake që lidhen me këtë veprim të saj.

“E pastroj fytyrën në mëngjes, sepse përpiqem që grimin ta mbajë në fytyrë gjatë natës. Sepse nuk e di kurrë nëse mund të bjerë një tërmet, ose një tornado, ose një stuhi dhe do të më duhet të dalë jashtë në mes të natës!”, është shprehur Dolly.

Por mundësia për një katastrofë natyrore nuk është arsyeja e vetme pse artisja fle me make up në fytyrë. Parton ka pranuar se asaj i pëlqen të duket bukur para bashkëshortit të saj Carl Thomas Dean, me të cilin është martuar në vitin 1966.

“Nuk dua të shkoj në shtëpi dhe të rri si e lodhur, sepse bashkëshortit tim i duhet të më shikoj”, është shprehur Dolly Parton, teksa ka shtuar se ajo pret deri në orën 3 të mëngjesit për të larë fytyrën dhe për t’ja nisur prapë nga e para.

Gjithashtu ajo ka treguar se nuk përdor produkte të shtrenjta kozmetike dhe se pjesën më të madhe të tyre i blen në farmaci.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here