Rama i jep Turqisë kontrollin e territorit/ Mediat gjermane: Aty është ushtria-hije e Erdogan…

0
205

Kryeministri Edi Rama ka vendosur t’i kalojë Turqisë kontrollin e të gjithë territorit shqiptar, duke vënë në pikëpyetje Sigurinë Kombëtare. Gjatë takimeve të zhvilluara në Ankara, vetë kryeministri ka njoftuar se nëpërmjet Turqisë do të ndërtohet një sistem kontrolli për territorin e vendit me dronë superinteligjentë.

Detaje për projektin, i cili ka ngritur pikëpyetje të mëdha,  mbi sigurinë e vendit, dha edhe ministrja e infrastrukturës edhe Energjisë, Belinda Balluku ,e cila gjatë një interviste televizive deklaroi se do bëhet kontrolli i territorit me anë të droneve dhe kamerave të vendosura kudo.

Ndërkohë mediat gjermane shkruajnë sot se Erdogan ka ngritur një ‘ushtri hije’ që operon jashtë vendit.

Sipas investigimit të portalit T-Online, bëhet fjalë për një kompani mercenarësh që kryen operacione të ndryshme dhe shitje armatimesh për vendet e huaja.

Kompania Sadat është themeluar në vitin 2012 dhe qëllimi i saj është trajnimi i mercenarëve që luftojnë për Erdoganin me qëllim krijimin e një superfuqie islamike.

Misioni i kompanisë është ky: Të parandalojmë që Turqia të bëhet e varur nga shtetet imperialiste perëndimore.

Në investigim thuhet se kompania vepron në shtete të tilla si Siria, Libia, Tunizia, Somalia, Etiopia, Katari, Bosnja, Kosova dhe Shqipëria.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here